Tretmanet
Në një oaz paqeje

MASAZH ENERGJIK - KOZMETIKË PIROCHE
Një teknikë efikase e bazuar në një aparat thithës i cili në kombinim edhe me vajrat dhe substancat vegjetale i gjallëron qelizat e lëkurës, rigjeneron lëkuren, stimulon qarkullimin e gjakut dhe nivelin e oksigjenit në lëkurë, riaktivizon mekanizmat mbrojtës si dhe e ndihmon atë të mbrohet nga efektet e ndryshimeve klimatike.
- Kohëzgjatja: 60min - Çmimi: € 72.00

MASAZH RELAKSIMI
Ky masazh rritë korrespodencën në mes mendjes dhe trupit, jep ndjesi lehtësuese të mirëqenies dhe relaksimit të muskujve. Bazuar në zgjedhjen e vajit tuaj të preferuar, ju do të përfitoni masazhën tuaj luksoze.
- Kohëzgjatja: 30min - Çmimi: € 30.00
- Kohëzgjatja: 60min - Çmimi: € 55.00

MASAZH AYURVEDIC
Kjo teknikë masazhi, e trashëguar nga mjekësia e lashtë indiane Ayurvedic, rivendos balancën natyrale të trupit duke ruajtur mirëqëqenien fizike, emocionale dhe shpirtëre.Masazhi Ayuredik ka si qëllim balancimin e energjisë se jetës e quajtur edhe (prana)nëpërmjet qendrave të energjisë trupore të quajtura ndryshe edhe (marmas). Me anë të kanë të këtij masazhi nxitet qarkullimi i gjakut dhe sistemit limfatik, duke relaksuar dhe stimuluar funksionimin e organeve të trupit.
- Kohëzgjatja: 60min - Çmimi: € 60.00

MASAZH I SHPINËS DHE QAFËS
Ky masazh ka për qëllim lehtësimin e tensionit në pjesët e kokës, qafës dhe shpatullave.
- Kohëzgjatja: 20min - Çmimi: € 25.00
- Kohëzgjatja: 40min - Çmimi: € 40.00

HAMAMI RITUAL
Në këtë ritual ne përformojmë pastrimin e lashtë standard sipas traditës së hamamit. Ne përdorim sapunë të zinjë Savon Noir, 100% natyral, nga vaji i ullirit dhe ullinjë të shtypur. Lëngu ka veçori antiseptike dhe antibakteriale pasi që përzihet me kanellë. Hamami ynë është një zonë private. Ju mund ta shijoni këtë zonë vetë ose së bashku me shoqëri. Pas ritualit ju do të shërbeheni me çaj mente Moroccan sepse ndihmon në ekuilibrimin e lëngjeve në trup.
- Kohëzgjatja: 60min - Çmimi: € 80.00

MASAZH KUNDËR CELULITIT
Një kombinim efektiv i produkteve të zgjedhura mundëson trajtimin e zonave të cilat janë të prekura nga celuliti. Një tretman ideal për të detoksifikuar, kulluar dhe tonifikuar indet me pajisjet dhe tekniket tona speciale.
- Kohëzgjatja: 50min - Çmimi: € 60.00

MASAZH ME GURË TË NGROHTË
Gurë të nxehtë të lëmuar, dëshmitare të historisë së tokës, simbole të shenjta dhe magjike për shumë kultura, ju ofrojnë moment relaksi dhe kënaqësie për trupin dhe mendjen. Masazhi me gurë të nxehtë është një terapi me anë të gurëve të veçantëtë quajtur gurë basalt. Basalt është një shkëmb i fortë me prejardhje vullkanike me përmbajtje hekuri dhe magneziumi të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e nxehtësisë
- Kohëzgjatja: 60min - Çmimi: € 60.00

MASAZH RELAKSUES GJATË SHTATËZANISË
Për këtë lloj masazhe përdoret vaji i lavandës dhe trëndafilat, duke rezultuar në relaksimin total të trupit. Ky masazh fokusohet tek këto pjesë të trupit: pjesën e poshtme të shpinës,komblikun, supet, këmbët dhe shputat. Mos hezitoni të na tregoni kërkesat tuaja të veçanta,pasiqë, qëllimi ynë është që ju të ndjeheni mirë dhe të shijoni tretmanin.

MASAZH I HEQJES SË LIMFËS
Heqja e limfës është një trajtim i butë, ritmik,i kryer me duar ose mjete të duhuralimfatike për të stimuluar qarkullimin e limfës rreth trupit. Kjo ndihmon në shpejtimin e sistemit limfatik në largimin e mbeturinave dhe toksinave duke lënë ndjenjën e çlodhjes dhe super relaksit.

MASAZH SPORTIV
Ky masazh aplikohet vetëm në pjesën e pasme të trupit. Fizioterapeuti fokusohet më tepër në zonat specifike si: këmbët, shpinën dhe shpatullat.

BODY SCRUB
Për një lëkurë jashtzakonisht të butë. Një masazh i këndshëm me krem pastrues, që përmban grimca të imëta të cilat ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura,gjithashtu mundëson rigjenerim optimal të lëkurës.

PASTRIMI MINERAL I TRUPIT & MASAZH RELAKSUESE
Është një tretman përfekt për një lëkurë më të butë dhe të shkëlqyer. Një masazh me krem pastrues që përmban grimëca të imëta të cilat ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura dhe rigjenerimin e lëkurës. Pas masazhit, terapeuti jonë do të ju mbështjellë trupin tuaj për të arritur efektin e algave të çmuara nga Brittany dhe argjilës së bardhë, kombinimi i së cilës me vajërat esencial bashkohen dhe jo vetëm që ushqen lëkurën por njëkohësisht reflekton edhe në trup dhe mendje.

TRETMANI HYDRO – FANGO (60 MIN)
Trajtimi me Hidroterapi bazohet në përdorimin e ujit dhe bimëve natyrale, më qëllim rigjenerimin, tonifikimin dhe detoksikimin e trupit. Në fillim behet përgatitja e trupit në një vaske me hidromasazh. Uji i pasuruar me Vajra zbutës stimulon qarkullimin e gjakut në trup. Më pas trupi është gati për të marrë trajtimin nga bimët natyrale. Kjo shërben edhe si trajtim ideal kundër celulitit.

HYDRO FANGO
Tretman i lokalizuar me nxehtësi të thellë falë algave nga deti I vdekur i cili stimulon qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen dhe inflamacionin, qetëson muskujt e lenduar si dhe nyjet duke ofruar nje relaks të thellë të trupit. Pra ky tretman rrit qarkullimin e limfës dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.